Dogana konfiskon mbi 25 mijë litra derivate të kontrabanduara

19.10.2016 17:24:32

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloi kontrabandimin e derivateve në tri aksione mirë të organizuara.

Në aksionin e parë  të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banje e Pejës një maune të dyshuar  dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj te montuar dy rezervuar te modifikuar special për derivate te naftës me kapacitet nga 10.000 litra secili, të cilët ishin t; mbushur plotësisht. Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit I cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin. Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve te kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rastautomjeti dhe nafta janë konfiskuar.

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtine njësit e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar  konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25.000 litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit.