‘Donacioni mund të dështojë’, në numrin e telefonit 143-400 nuk mundet të donohet nga vendet jashtë Maqedonisë

09.08.2016 11:53:24

Numri i telefonit 143-400 për donacionet që Kryqi i Kuq i ka hapur për të ndihmuar ata që janë prekur nga përmbytjet në rajonin e Shkupit, nuk mund të realizohen donacione nga operatorët celularë të huaj, konfirmojnë për Meta operatori One-Vip, transmeton Telegrafi Maqedoni

‘Numri i cili është i hapur për donacione mund të kontribuojnë vetëm abonentët e operatorit përkatës. Donacionet nuk mund të bëhen nga telefonitë celulare të huaja, as edhe nga telefonia fikse në Maqedoni. Gjithashtu donacioni nuk do të jetë i suksesshëm nëse dikush tenton të donojë nga një operator celular në tjetrin’, thonë nga operatori përkatës.

Paratë që qytetarët i donojnë në numrin 143-400 përjashtohenn nga tatimi shtesë prej 18 përqind.