Donald Tusk rizgjedhet president i Këshillit të Evropës

09.03.2017 18:07:41

Donald Tusk, është rizgjedhur në postin e presidentit të Këshillit Evropian.
Liderët e Bashkimit Evropian votuan edhe për një mandat tjetër Donad Tusk, në postin e presidentit të KE-së, shkruan BBC.

Tusk mori 27 vota në favor dhe vetëm 1 kundër, transmeton KP. Ai do të jetë në krye të Këshillit Evropian edhe për një mandat prej dy vite e gjysmë.

Qeveria polake insistoi se Tusk dikur kryeministër i vendit nga radhët e partisë rivale të qeverisë së tanishme, kishte shkelur mandatin e tij duke i përzier në politikat e brendshme.