Donika Kadaj-Bujupi fjalë të mëdha për Dardan Molliqajn

08.01.2018 22:20:56

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar zhvillimet e fudit në këtë parti.

Ajo ka thënë se kriza ka ardhur qe rreth 1 vit, ku zyrtarë të kësaj partie kanë pasur mospajtime në disa pika.

Kadaj-Bujupi ka folur në TV Dukagjini edhe për Dardan Molliqajn.

Ajo ka deklaruar se në mesin e zyrtarëve të VV-së, me Molliqajn ka pasur raporte majft të mira.

“Dardani ka aftësi të jashtëzakonshme organizative. Kam bashkëpunuar me të sidomos në kohën e gazit. Me dorëheqjen e tij ai është munduar ta tejkalojë veten, të reflektojë për krizën në parti”, ka thënë Kadaj-Bujupi.