Dorëzohen nisma mbikëqyrëse ndaj portaleve online në Maqedoni

16.01.2017 12:23:30

Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale ka pranuar disa nisma për mbikëqyrje dhe ekspertizë ndaj mediave, respektivisht portaleve online për informim.

Kërkesat janë për verifikim të shkeljes së Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale.

Prandaj, Drejtoria ua bën me dije portaleve online dhe mediave të shtypura se duhet që të fshijnë të dhënat personale gjatë publikimit të lajmeve, në të kundërtën mund të ndërmerren procedura gjyqësore./Telegrafi/