Dorëzohet në polici me armën ilegale

04.07.2017 22:33:39

Një qytetar i Suharekës, sot pasdite është paraqitur në polici, pasi ishte i kërkuar që nga 30 qershori. Ai më vete kishte edhe armën ilegale, të cilën e ka dorëzuar në polici.

“Rreth orës 18:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë i dyshuari A. B. i cili ishte në arrati prej datës 30 qershor. I dyshuari me pas i ka treguar policisë për armën ilegale, të cilën e kishte në posedim e që është pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 3105734 e prodhimit kinez pa municion.

Pas sekuestrimit të armës, hetuesit policorë e kanë njoftuar prokurorin e shtetit për rrethanat e rastit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor. Vlen të theksohet se i dyshuari ishte i përfshirë në një rast të kanosjes me ç ’rast ishte sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT M57”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.