Dorëzohet në polici pasi akuzohet për abuzim me vajzën

06.11.2016 19:53:25

Babai, i cili u denoncua se kishte abuzuar seksualisht me të bijën, është dorëzuar në polici. Sipas policisë së Vlorës  Vait Çinaj u paraqit vetë në komisariat. Ai akuzohet se ka abuzuar me të bijën 17-vjeçare, duke e lënë shtatzënë.  Cinaj ka mohuar akuzat para uniformave blu, duke deklaruar se është i pafajshëm.

Vait Çinaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili u vetëdorëzua me iniciativën e tij ditën e sotme. Policia ka bërë ndalimin e tij për arsye se më datë 04.11.2016 vajza e tij, shtetësia Xh.Ç., 17 vjeç, ka kallëzuar se babai i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5-6 muaj më parë”, njofton policia.