Dortmund vendos çmimin për Aubameyang

25.01.2017 19:55:48

Për Aubameyang nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë që do të jetë më e ulët se 80 milionë euro”. Administratori i deleguar i Borussia Dortmund, Joschim Watzke, ai që ka fiksuar çmimin e sulmuesit afrikan, në një intervistë të dhënë për “Kicker”. “Nëse do të vijnë oferta nga skuadra si Barcelona do të flasim, por nuk do ta shesim lirë. Nëse oferta do të vijë nga Kina apo Kyrgystan është ndryshe”, ka shpjeguar Watzke.

Nuk mund të garantojmë se një lojtar do të qëndrojë përgjithmonë me ne, por kemi gjetur gjithmonë zgjidhje, – ka shtuar. – Pas lamtumirës së Lewandowski-t, ka qenë pikërisht Aubameyang zgjidhja jonë. Pierre ka blerë shtëpi në Dortmund dhe kjo mund të jetë një shenjë që tregon se ndihet mirë këtu. Më ka ardhur mirë këtë javë kur kam lexuar se nuk do të transferohet te Bayern”. Janë të shumta ekipet e mëdha që interesohen për sulmuesin, i cili, gjithsesi, ka një kontratë me verdhezinjtë deri në 2020-ën.