Dosjet e Speciales, veteranët thërrasin konferencë të jashtëzakonshme për media

22.09.2020 11:17:23

Organizata e Veteranëve dhe Luftëtarëve të UÇK-së, ka njoftuar se sot do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK selia qendrore në Prishtinë mban konferencë të jashtëzakonshme për media sot më 22.09.2020 në ora 11:30”, kanë bërë të ditur nga organizata e veteranëve.

Të njëjtët megjithatë, nuk kanë njoftuar se për çka do të flasin në këtë temë.

Ditë më parë në zyrat e veteranëve të UÇK-së janë lënë disa dosje për të cilat është bërë e ditur se janë të Speciales.