Akademik,Isa Mustafa me bashkpuntorë vizitoi fshatin Bellanicë dhe familjën e Ramiz Hoxhës

19.10.2017 00:06:27

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa vizitoi fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës në odën e djemve të Ramiz Hoxhës.

 

Siç informon Zenel Hoxha në një  postim në facebook, Isa Mustafa ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij.

“Sonte ishim të nderuar me prezencen e ish-Kryeministrit dhe njëherish Kryetarit të LDK-së Dr. ISA MUSTAFA me bashkpuntorë të cilët i bënë vizitë fshatit Bellanicë në odën e djemve të RAMIZ HOXHËS.”. – thuhet në postimin e z. Hoxha.

Të kujtojmë se Ramiz Hoxha është vrarë më 2 tetor të vitit 1998 bashkë me Selman Binishin dhe ende deri më sot nuk është sqaruar deri në fund kjo vrasje edhe pse është duk eu zhvilluar një proces gjyqësor ndaj Fatmir Limajt.