Zyrtarët serb kanë vazhduar me deklarata provokuese ndaj Kosovës rreth ngjarjeve të fundit që kanë të bëjnë me trenin nacionalist të kthyer mbrapsht.
“ROSU janë faktor destabilizues. Vet kjo njësi ka vendosur eksplozivët dhe pastaj ka krijuar videot. Veprime të tilla janë klasike dhe përdoren për të destabilizuar atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Drecun.
Ai ka shtuar se “gjithçka ka ndodhur të shtunën në veri është tentim për provokim të situatës dhe populli serb është vendosur në një pozitë që ta mbrojnë vetën”.