Drejtori i Stacionit të Autobusëve: Nuk ka ikje, njerëzit po dalin veç të shikojnë

06.09.2017 23:43:56

Drejtori i Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, Ylber Çitaku, ka folur përsëri në media duke mohuar se ka nisur një valë e re e kosovarëve që emigrojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës duke përdorur autobusët që nisen drejt Serbisë e më pas edhe nëpër vende të tjera.

Çitaku i tha televizionit publik se për dallim para një jave ku për tri oraret e autobusëve 22:00, 22:30 dhe 23:00 që nisen drejt Serbisë janë shtiru 30 bileta, këtë javë janë shitur 15 më shumë.

Sipas tij, më shumë ka njerëz të cilët po dalin në Stacion për të shikuar se çka po ndodhë pas raportimeve në media të ndryshme.