Drenicasit më shumë e votuan Shpend Ahmetin se sa Visar Ymerin

Drenicasit më shumë e votuan Shpend Ahmetin se sa Visar Ymerin

18.06.2017 13:46:01

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1709 vota në Drenas. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuara nga KZQ-ja.

Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato. Sipas këtyre formularëve, del se drenickatët pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit dhe jo kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.

Shpend Ahmeti në Drenas ka marrë 817, kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota.

Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.