Dreshaj i dëshpëruar pas natës se kaluar që festojë fitoren e shpejtë, kërkon rinumërimin e votave, thotë se rezultati u ndryshua nga “presioni i LDK-së”

18.12.2017 17:20:13

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj po kërkon rinumrimin e të gjitha kutive.

Sipas tij është e papranueshme ndryshimi i rezultatit, që ai pretendon se ka ardhur nga “presioni i LDK-së”.

“Istogu dy herë ka votuar për fitoren tonë. Një herë lejuam që të na vidhet fitorja, më kjo nuk do të tolerohet.Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze. Mbrëmë Istogu festoi shlirimin e dytë nga bandat e LDK-së pas rezultateve zyrtare tonat që ishin të konfirmuara edhe në faqen e KQZ-së”, ka shkruar Dreshaj në facebook.

Ai po vazhdon të qëndrojë prapa deklaratave se fitorja në Istog është e AAK-së.

“Sot, presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë. Kërkoj rinumrimin e të gjitha votave, të gjitha kutive ngase fitorja është e jona dhe e tillë do të mbetet”, përfundon statusi i Gani Dreshaj.

Ndryshe, Haki Rugova pas numërimit të votave me kusht dhe me postë fitoi me 14 vota më shumë se kandidati i AAK-së