Driton Gashi emërohet drejtor i ri i AKI-së

Driton Gashi emërohet drejtor i ri i AKI-së

08.02.2017 09:47:05

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar Driton Gashin, drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e z. Driton Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.