Drogë dhe armë në Prizren, arrestohet një person

18.01.2019 17:06:41

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë në kuadër të një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast V.K,24 vjeçar dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar një qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë, katër qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7gramënjëpistoletë me gjashtë fishekë, gjashtë fishekë të armës së gjuetisë, pesë fishekë të pistoletës, një kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë 840 euro, një telefon, dy peshore digjitale për matje të substancave të imëta dhe një makinë për bluarje të marihuanës.

Sipas njoftimit, i dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.