Dua Lipa, artistja më e re femër me 1 miliardë klikime në Youtube

14.02.2018 18:07:04

Dua Lipa po përjeton një rritje të përditshme në karrierën e saj teksa merr vlerësime të njëpasnjëshme për këngët e saj. Dhe një nga arritjet më të fundit sapo erdhi; kënga e saj New Rules ka shkuar në 1 miliard klikime në You Tube duke e bërë Duan të parën artiste më të re femër që e arrin një sukses të tillë.

Ka qene vetë Dua e cila e ka bërë me dije këtë fakt në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto të saj kur ka qenë e vogël.

“Kapa telefonin dhe zbulova se jam artistja më e re femër që merr 1 miliard klikime në një video muzikore”, shkruan Dua.