Dukagjin, 4 orë në këmbë. Banorët e bllokuar: Rrezikohemi nga telat e energjisë

27.02.2018 21:45:46

Një nga zonat ku reshjet e borës kanë shkaktuar më shumë probleme në Qarkun e Shkodrës është zona e thellë malore e Dukagjinit.

Tre njësite Shalë, Pult e Shosh që kanë rreth 1500 banorë janë izoluar krejtësisht nga pjesa tjetër e vendit nga dëbora që kalon mbi një metër.

Reshjet e dendura të borës në këto zona kanë arritur në 1 metër. Stacioni i fundit për në Dukagjin, ku duhet të ndalesh për të vazhduar më pas në këmbë është Qafa e Thores, 15 kilometra larg qendrës së Thethit.

Bora në rrugë e bën të pamundur udhëtimin me makinë. Në këtë vend takon njerëz të ndryshëm nga Thethi, por hallet i kanë të njëjta, u duhet të ecin me orë në këmbë, duke rrezikuar edhe jetën. Nën borë janë edhe telat e këputur të energjisë.

“Komplet Dukagjini është i bllokuar. Nuk ka as drita dhe as ushqime”, shprehen banorët