Dukagjin Gorani shpalos detajet e reja rreth formimit të partisë së re (Video)

01.05.2018 20:51:06

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë pjesë e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani do të flas rreth themelimit të partisë së re nga ky grup.

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Gorani do të shpalosë detaje se si erdhi deri tek ideja e themelimit të kësaj partie, si do të jetë emri i partisë më të re në vend dhe kush do të jetë në krye të saj.

Kujtojmë se sot në një konferencë për media Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri konfirmuan zyrtarisht formimin e partisë së re e cila në përbërje ka tashmë të larguarit nga Vetëvendosje.

Për më shumë ndiqeni live debatin e Dukagjin Goranit i cili do të jetë përball analistëve Arben Ahmeti dhe Arton Demhasaj.