Durrës, u futën në banesa për të vjedhur; arrestohen njëri prej tyre

28.12.2016 10:24:04

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Denis Hoxha 27 vjeç,  banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi në sajë të veprimeve hetimore intensive dhe të specializuara dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidentifikuar) janë futur në banesat e dy shtetasve dhe kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes, Konkretisht më datë 26 dhjetor  në lagjen Nr.13, Durrës ka vjedhur sende të ndryshme në banesën e shtetasit I.Zh. 55 vjeç.

Ndërsa me datë 27 dhjetor 2016, në lagjen Nr.13, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e  shtetasit G.D. 64 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.