Durrës, vetëplagoset me çifte, humb jetën 36-vjeçarja

19.11.2016 11:17:09

Një 36-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Durrës, pasi qëlloi veten me armë zjarri.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasja A.T ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi ishte vetëplagosur me çifte.

Sipas policisë, në momentin e aktit fatal, 36-vjeçarja ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes…