Dusseldorfi i Valon Berishës bie nga Bundesliga

27.06.2020 16:30:27

Fortuna Dusseldorf nuk do të jetë pjesë e Bundesligës për sezonin tjetër.

Skuadra ku aktivizohet mesfushori Valon Berisha, ka pësuar humbje 3:0 ndaj Union Berlin, duke bërë që të humb mundësinë për barazh, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e sotme, ku Berisha nuk u aktivizua për asnjë minutë, Dusseldorf pësoi nga golat e Anthony Ujah, Abdullahi dhe Christian Gentner, dhe tashmë do të mbetet jashtë Bundesligas.

Dusseldorf numëron vetëm 30 pikë, duke qëndruar në pozitën e parafundit, kurse skuadra e vogël e Berlinit numëron 41 pikë në pozitën 11.

Kujtojmë se Valon Berisha ishte vetëm si i huazuar te Fortuna, prandaj nuk do të shkojë në Bundesliga 2.