Dy festa për 24 orë në Istog, mbrëmë AAK-ja sonte LDK-ja

18.12.2017 21:58:58

Për më pak se 24 orë në qytetin e Istogut dy parti festuan fitoren në rivotimin qe u mbajt dje.

Mbrëmë ishte AAK-ja e cila sipas rezultateve kishte fituar qeverisjen në këtë komunë, e sonte Lidhja Demokratike e Kosovës po festoon në qytetin e Istogut.

Haki Rugova pas numërimit të votave me kusht dhe me postë ka fituar me 14 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së.

Përkundër se Dreshaj deri në mesditë kryesonte, rezultati ndryshoi pasi KQZ-ja kishte bërë një gabim teknik.

Kandidati i AAK-së ka deklaruar se nuk e pranon këtë rezultat, duke kërkuar rivotim.

Ndiqeni festën e LDK-së në Istog.