Dy italianë kapen me drogë nga policia shqiptare dhe italiane pas gjashtë ore ndjekje

02.10.2016 09:52:52

Një tjetër Operacion antitrafik i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza është zhvilluar pasditen e djeshme ku është finalizuar në mbrëmje pas 6 orë ndjekje.

Nga ky aksion i policisë shqiptare në bashkëpunim me atë italiane është bërë e mundur kapja e një skafi, i cili po transportonte një sasi prej 533.5 kilogramë lënde narkotike (të dyshuar si Canabis Sattiva).

Mësohet se ka qenë Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare e Durrësit, që ka  njoftuar policinë italiane për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit.

Pasi është njoftuar për skafin, janë vënë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe është njoftuar INTERFORCA.

Mësohet se skafi është ndjekur deri në ujërat italiane, ku më pas është bërë e mundur ndalimi i tij nga autoritet italiane.

Policia sqaron se janë arrestuar edhe drejtuesit e mjetit, të cilët  ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi.