Dy persona të lënduar nga shpërthimi në Pejë

21.11.2016 10:13:37

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’ në Pejë.

Policia në Pejë ka konfirmuar për lajmi.net se nga shpërthimi në Pejë dy persona janë lënduar.

“Dy personat e lënduar janë një kalimtar rasti dhe pronari i dyqanit ku ka ndodhur shpërthimi. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Emergjencën e Pejës”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Xhevat Ibraj.

Ai ka shtuar se “mendohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi, por ende nuk është e konfirmuar”.

Ibraj tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet për të gjetur shkaktarin e shpërthimit.