Dy persona të maskuar tentojnë ta rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri

04.05.2021 10:18:54

Një person ka raportuar në polici se dy persona të maskuar janë munduar t’ia rrëmbejnë djalin para hyrjes së objektit ku banon.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Blerim Zuqaku’ në Vushtrri, ndërsa rrëmbimi ka mbetur në tentativë pasi që dy personat nuk kanë arritur të marrin 11-vjeçarin që ishte me babain e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.