Dy poezi nga Lumturije Sulejmani Drenica

19.02.2019 18:50:49

Kosove

Më 17 Shkurt dielli ndryshe ndriçoi,
Lavdin Dëshmorëve në piedestal lartësoi,
Në çdo anë kënga e vallja tundi dhenë,
Përmbi Kosovë valoi flamuri kuq e zi i lirë dhe krenar,
Sytë armikut ia verboi dhe shqiptarizmin e gëzoi,
Vëllezër e motra me gjak shqiptari,
Nga mërgimi ju nis urimin të tanëve,
Urime Pavasinë Kosovë heroike,
E së shpejti u bëfshim Shqipëri Etnike.

Ëndrrat o të mallkuar mos na i vrisni

U vranë sa shumë ëndrra u vranë; 
Për të qënë të lirë në rrugët e pashkelura?
Por sa jetë të pambrojtura mbetën ?
Në udhëkryqet e botës të mbërthyera?

Sa e sa lumenj u tretën ,
Me qumësht të pirë gjirit të kolmë?
Sa shumë rrebeshe të tërbuara u përplasën,
Trupit tënd fort të dërrmuar kohës?

Sa pa përgjigje ngelën shumë pyetje,
Botës së ”lirë” vrastare tryezave mbetën?
E imja e përvuajtura tokë e perëndive në mes të dheut,rri shtrirë.
Me shpirtin plagosur rënkonë.

Në pjatanca servirur me trupinë coptuar,
Të shfrenuara për orekse,
Për bishat shpirtë egërsirë gojë e trup të pangijshëm.
Ku prej dhimbjes – Oh këlthet .

Ku thirrja gjëmonë e çmëndur honeve të zemrës, 
Deri në palcë lebetitur ofshanë lëshon,
Ku trupi i trishtuar nga lëkura don të dalë,
Ku lumë gjaku i të bijëve u derdhë për lirinë.

Aty në shpate të gjera malesh t’thepisun, 
Ndër lisa shekullorë hijerënd netëve yjet ndrijnë,
Dhe ku tej nëpër kontinent sytë hedh,
Ku ruletës luajnë tragjedinë përmes sallave mondane.

Ku gazetarët politikë nën marshe funebre
me thika (lapsa) gëlltisin copa trupi si mish,të shuajnë urinë, 
O e vuajtur toka ime mijëvjeçarëve ,
Ku nga gjiri jot botës i dhe edhe perandorë.

Nga froni papnuer Zotit ju lute,
Por dhe zoti mes bishave të la udhëkryqeve të pagojë.
Bijtë ngaherë rreziqeve,ke zgjuar 
Nga gjumi i vdekjes ,shpirtin dhimbjet të kaplojnë.

Me dhunë dhe pashpirtësi kjo Europë 
Të la jashtë dimrave të ftohtë me shpirtin e njerkës,
S’tu trishtshtua kur zemra dhe syri,
S’tu ndrydh shpirti pse sot komb tjetër duan të krijojnë.

Në ka zot atëherë o zot lëri marrëzitë e marrëzive,
A s’e di se s’ka komb mbi kombin martir,përmbi dhê.
Aty flitet shqip që në kohë të perëndive a se keni ditë,
E një komb i ri si mund të ngrihet.

Gjakosur gjirin e nënës të shkëputur si fëmij sharruar trupin?
E mbi copa brezash ngjyrosur,
E përsipër simbol një flamur hedhin trupit ç’mendurinë,
Flamur?,Flamur thonë,,katranosur.

Na e hedhin gjakprishurit në guzhina helmatisur,të pa burr,
Hej ti moj plakë Europë e pangopur,
Me shpatë e pushkë gjokset ngritëm mur dhe këngë maje krahu,
Me gji Ajkunash mur ushqyer.

Kohëve me diellin bashkë ku lindën dhe zotat nga një perëndi,
Zotat e legjendave Homeriane,
Ku në të bekuarë Pellazgji rrënjët flasin shqip anë e kand dheut,
Ku diellit dhe dheut tim i falemi në gjunjë.

I falemi deri në flijim kësaj toke amë.
Ku nga kohët e lashta vijnë trokëllima,
Janë trokëllima kuajsh të Skënderbeut dëgjoi Europë dëgjoi.
Ku ti lavirja ja vrave ja vrave ëndrrat.

Ku nderin të shpëtoi me shpat e gjoks martirësh shqiptarë,
Ti nepërkë e rrezikshme në fjalë o guri i helmatisur,
Vjen kalëruar kësaj toke ku lëviz tërmetet e vullkanet ndez zjarr.
Majë malesh në kreshta klith shqiponja.

Shqiponja me krahët hapur vështrim ndezur gjakun në flamur.
Anë e mbanë sot dhe Kosova po ndizet,
Ku mijëra vjet si male t’pathyshme gjokset ja vunë Dardanisë,
Mos na e lëndoni trupin e plagosur.

Të plagosur nga thikat e pabesa ngulur pas shpine nga ty Europë.
Këtu mijra vjet murosur ne jemi Pellazgë.
Ku murosur mes yjeve zbritëm Yllirijanët,
Duke u gjunjëzuam vetëm për këtë tokë.

Mos na i vrisni ëndrrat,kohës gjakosur,
Gjakosur kënd skemi por jemi lutur këtyre anëve vetëm për një Zot.
Dhe Zotit i lutemi gjithmonë ,si të parët tanë.
Shqiponjën e këtyre maleve të rand për atë bot mos e ngacmoni.

Se tundet zemra e dheut të vjetër arbërorë,
E shqipet ngrihen e bëhen uragan,
Dhe bota do të ndizet e se ndal dot.
Te kjo tokë e bekuar sa ëndërra u vranë?
Sa lumenj gjaku rrjedhin akoma të pa tharë brenda gjirit ë saj?

Ëndërrat o të mallkuar mos na i vrisni,,
Ëndërrat ku u ngjeshën me qumësht gjiri në gjoksin amë.
Ku çdo pllëmbë e kësaj toke mëm,
Është e larë me gjakun e bijëve tanë

Athinë 19 – 2 – 2019.