Dy shtetet shqiptare kan renë më shumë, në kurthin e “armiqëve” të mbrendshëm?!

23.11.2019 00:50:11

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë ata që pajtohen më korrupcion , nepotizem, klintelizem, hajni të mëdha e të vogla …, i kan dy zgjedhje.Që të largohen nga Kosova nga gjendja e krijuar, ose të mbesin dhe të luftojnë që të kemi gjendje të mirë në shoqëri. Ikja nga vendi është bërë masovike, më tendencë rritjeje?! dhe, do të ishte në të mirën e individeve dhe shoqërisë që të kemi më shumë vullnet,të kemi guximin qytetarë që të përballemi më këto sfida .Gjithashtu kemi nevojë për medie më të fuqishme , duke mos preferuar heshjtën e cila po na shkakton dëme të mëdha. Kjo duhet të bëhët e kjartë nese mendojmë që gjendja politike dhe gjendja ekonomike të normalizohën.Jeta pasive nuk i duhet askujt, se gjendja nuk do të përmirësohet kurrë. Kosova po udheheqet nga garniturat e njejta politike, e të cilat kan dështuar në qeverisje .Sigurisht së këto pushtete shumë i kan paralizuar edhe nismat dhe aktivitetet e ndryshme qytetare, deri në atë shkallë që na ka bërë të lutemi që të shpetojmë nga fati ynë. Nxënësit e keqijë të cilët po i prodhojmë pas luftës shumë nga ta sot janë berë drejtues të shtetit. Si duket kemi besuar në heronjët e rremë.Edhe , nese dikush është munduar të na bind së është superheroj, është mashtruar. Statusin e heronjëve e marrin të gjithë ata të cilët mendojnë për popullin dhe vendin e vet. Synimi ynë është për një botë më të bukur, që mos të ndalemi kurrë në luftë për ideale tona. Lufta për të drejtën , lufta për humanizem, nuk është e lehtë, ajo kërkon sakrificë, edhe nese kemi rënje, duhet të ringritemi.Kjo arrihet vetëm kur jemi të bashkuar, jo të ndarë e të përqarë siq po na ndodhë tash, dhe na ka ndodhë gjatë historisë.Na duhen nisma të reja, vullnet për punë të ndershme, e jo mendime utopike pasurime mbrenda nate pa punuar, siq u pasurua shumë kush nga kjo kastë politike. Ne që dy decenie po sillemi në rrethin vicioz. Si po duket dy shtetet shqiptare kan renë më shumë, në kurthin e armiqëve të mbrendshëm, të cilët armiqë për secilin shtet janë vdekjeprurës.Nga armiku i jashtem bëhët më shumë kujdes. Kombi i cili ka synime për shtetndërim dhe mirëqenje, çdo ditë punon që të bëhën qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës.Ne, duhet më vepra e jo më fjalë, ta luftojmë korrupcionin , krimin e organizuar dhe çdo dukuri tjetër negative.Kosovës dhe shqiptarëve në rajon ju duhen liderë të vertetë,e jo sharlatan. Popullit nuk i duhen ata udhëheqës që mbijetojnë në kriza dhe të cilët rregullisht provokojnë konflikte të mbredshme dhe të jashtme, për interesa përsonale.Përgjegjësia e popullit është ta kontrollojnë pushtetin. Nese kjo nuk bëhët në kontinuitet , nuk ka pushtet i cili çdo resurs shoqëror nuk e përvetëson . Liria është gjë të cilën e zgjedhim-ajo humbët nese ashtu vendosim. Askush lirinë nuk na falë…!