Dy të besuarit e Merkel vijnë të ‘pajtojnë’ Ramën dhe Bashën, zbulohet data

19.04.2019 18:10:55

Edhe pse jo fort të qartë, disa sinjale për zgjidhjen e krizës politike janë dhënë në javën që po mbyllim nga opozita dhe mazhoranca në Shqipëri.

Palët duket se janë të gatshme të negociojnë, edhe pse në tryezë kushtet do të jenë të shumta.

Dilema është se kush do t’ua mbushë mendjen për t’i ulur në dialog?!

Duket se më 26 maj do të kemi një tentativë nga Gjermania për të ulur gjakrat. Në këtë datë do të mbërrijnë në Tiranë dy deputetë me emër të Bundestagut gjerman.

Ata do të kenë takime “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha, ku me shumë gjasë do të negociohet për një zgjidhje të krizës politike.

Gjithçka do të bëhet me hapa të shpejtë, pasi opozita nuk është regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe qëllimi është të mos përshkallëzohet në një nivel të frikshëm situata aktuale.

Dy deputetët që do “zbarkojnë” në Tiranë janë Chrisian Scchmidt nga partia e së djathtës gjermane ,dhe deputeti Christian Petry nga e majta.

Vizita e tyre vjen në vazhdën e lëvizjeve të ndërkombëtarëve për të ulur palët në tryezën e bisedimeve dhe dhjetëra thirrjeve për “pajtim”.