Dybala drejt rinovimit me Juven në Janar

28.12.2016 11:47:23

Një firmë për të ngjyrosur akoma më shumë bardhezi të ardhmen e Paulo Dybala që shumë shpejt do të rinovojë kontratën e tij me Juventusin. Gjithcka është gati pasi cdo pengesë është kapërxyer dhe sic bën të ditur “Corriere Dello Sport” në janar do të vijë dhe zyrtarizimi i zgjatjes së marrëveshjes që e lidh me Juven deri në 2021. Një vit më shumë në krahasim me kontratën aktuale duke i rritur ndjeshëm edhe pagën argjentinasit. Dybala do të fitojë me kontratën e re 5 milionë Euro në sezon plus bonuset. Në këtë mënyrë Dybala forcën lidhjen e tij me kampionët e Italisë, që kështu i japin një mesazh edhe skuadrave që kanë hedhur sytë nga futbollisti, emra sugjestionues si Reali i Madridit apo Barcelona.

Për të shuar përfundimisht zërat katalanas, dhe për të larguar dhe sirenat e Realit, fillimi i 2017 do të sjellë dhe firmën e shumëpritur. Një detaj i rëndësishëm në lidhje me të ardhmen që po ndërton klubi bardhezi ku gjatë javëve të fundit ka patur dhe rinovime të tjera të rëndësishme. Ato të dy të rinjve si Daniele Rugani dhe Stefano Sturaro, si dhe një futbollisti me peshë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes si Leonardo Bonucci. Të gjithë kanë rinovuar deri në 2021, dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe Dybala duke garanatuar vazhdimësinë me Juventusin.