Zyrtare: Dybala rinovon me Juven deri në 2022

13.04.2017 11:42:46

Paulo Dybala te Juventusi deri në vitin 2022. Ylli argjentinas ka zgjatur kontratën me klubin bardhezi dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë edhe në sezonet në vazhdim.

Shuhen kështu shpresat e Realit të Madridit dhe Barcelonës për të firmosur me La Joya-n, pasi Dybala është i lumtur në Torino dhe ka zgjedhur të qëndrojë te Juventusi. 23-vjecari i cili konsiderohet nga të gjithë si Messi i ri ishte autori i 2 golave në sfidën e parë të cerekfinaleve të Championsit ndaj Barcelonës duke i hapur rrugën kualifikimit të skuadrës së Allegrit për në ruandin e 4-të më të mirave. Dybala është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë dhe deri tani ka arritur të realizojë 39 gola në 81 paraqitje me skuadrën torineze. Kontrata aktuale e Dybalës skadonte në vitin 2020, ndërkohë që me marrëveshjen e re ai do të jetë i lidhur me bardhezinjtë deri në 2022-shin. 23-vjecari i La Selecion tashmë do të përfitojë plot 7,5 milionë Euro në sezon, aq sa edhe bashkëkombasi i tij Gonzalo Higuain, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar te Juventusi sëbashku me El Pipitan.