Dyshime për përzgjedhje të kundërligjshme të tenderit 1.4 milionësh (Dokument)

07.10.2016 15:11:13

Para pak ditëve Zyra e prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës e ka për zgjedhur kompaninë “Lika Trade” nga Deçani fites të tenderit “Ndërtimi i rreth-rrotullimit të gjelbër (Bulevardi i Gjelbër) në Rrugën Nacionale N9 (hyrja e Pejës)”. Oferta fituese financiare ka qenë 1 milion e 444 mijën euro. Por, dy ankesa i kanë shkuar Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me këtë tender, ku kompanitë garuese që janë eliminuar nga gara po pretendojnë që Ministria e shkeli disa herë ligjin kur e përzgjodhi për fitues të tenderit kompaninë “Lika Trade”

Në garë për këtë tender kanë qenë 9 kompani. Ndërkaq, “Graniti”, SHPK dhe koncorsiumi garues N.N “Asfalti” Sh.p.k & “Arfa” N.T.SH.N kanë paraqitur argumentet e tyre në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke aluduar se Ministria e shkeli disa herë ligjin kur e shpalli fitues kompaninë  e rekomanduar për kontratë, shkruan lajmi.net.

“Dispozitat e shkelura nga ana e autoritetit kontraktues. Neni 7, Barazia për trajtim, neni 56 Dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrjeve dhe dhënien e kontratave dhe është shkelur neni 59 që ka të bëjë me Ekzaminimin, vlerësimin dhe Krahasimin e tenderëve, lidhur me nenin 60 Kriteret për dhënien e kontratës, neni 68 Gjendja ekonomike dhe financiare, neni 69, ftesit teknike dhe profesionale”, thuhet në ankesën e kompanisë “Graniti” drejtuar OSHP-së.

Kompania “Graniti” ka konsideruar që, nëse oferta e “Lika Trade”, do të shpallej e papërgjegjshme, kundruall neneve që aludon kjo kompani ne të cilat ka pasur shkelje, atëherë sipas renditjes kompania e tyre do të shpallej fituese meqë kishte çmimin e dytë në rend dhe ishte e përgjegjshme

Sipas “Graniti”, ofertuesi i shpallur fitues, është i pa përgjegjshëm sepse nuk ka përmbushur kërkesat e specifikuara dhe nuk ka ofruar dëshmitë e kërkuara në Dosjen e tenderit si vijon: “Pika 8.1 Është kërkuar “Kopje të pasqyrave në të ardhurat dhe raporteve të menaxhmentit të certifikuara nga një kompani e licencuar e auditimit me reportacion”, ndërsa ofertuesi i shpallur fitues ka dorëzuar pasqyrat e auditimit nga një auditor ligjor (person fizik). Pra, jo nga një kompani e licencuar me reputacion (person juridik), siç është kërkuar në dosje të tenderit”.

“Pika 9.2 Dëshmia -1. Për menaxherin e projektit është kërkuar “Kontratë e punës me ofertuesin e noterizuar”, ndërsa ofertuesi i shpallur fitues ka dorëzuar një kopje të kontratës, të pa noterizuar. Pika 9.2 Dëshmia – 2 Për udhëheqësin e punishtes është kërkuar “Kontrata e punës me ofertuesin e noterizuar”, ndërsa ofertuesi i shpallur fitues ka dorëzuar një kopje të kontratës, të pa noterizuar. Pika 9.2 Dëshmia 6 Është kërkuar “Operatori ekonomik duhet të ketë minimumi dy projekte të realizuar në lëmin e ndërtimit të rrugëve nacionale ose regjionale, ndërkaq, të  gjitha projektet e realizuar nga fituesi i tenderit janë projekte të paraqitura për rrugët lokale”, kanë qenë argumentet e kësaj kompania, ndajë vendimit të Ministrisë.

Ndërkaq,  koncorsiumi N.N “Asfalti” Sh.p.k & “Arfa” N.T.SH.N, po konsideron që me eliminimin e tyre dhe me përzgjedhjen e kompanisë fituese janë shkelur 6 nenet të Ligjit të prokurimit. “Neni6 – ekonomiciteti dhe efikasiteti, neni 7 – barazia në trajtim, neni 59, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, neni 60 – kriteret për dhënie të kontratës, neni 72 – dokumentacioni dhe informacioni shtesë”, kanë thënë përqafues të këtyre kompanive për autoritet e OSHP-së.

“Neni 7, paragarfi1, Barazia në trajtim. Këtu jemi të diskriminuar dhe nuk jemi trajtuar si të barabartë me kompanitë tjera të përzgjedhura nga Autoriteti kontraktues, si të përgjegjshëm kur në shumicën e pikave që ne na eliminon, e operatorin fitues e trajton si të përgjegjshëm”, ka qenë njëra ndër argumentet e këtij koncorsiumi. Lidhur më këtë ankesa OSHP-ja pritet të marr vendim pas disa ditëve. /Lajmi.net/

 oshp2