Dyshimet për falsifikim të hartave shtyjnë procedimin e demarkacionit në Kuvend

26.12.2017 15:07:02

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë shtyrë për një takim tjetër, procedimin për në Kryesinë e Kuvendit, raportin së bashku me marrëveshjen për demarkacionin

Shtyrja është bërë për faktin se prokuroria është duke hetuar dyshimet për manipulim me dokumente.

Ky komision ka vendosur që 15 janar të marrë vendim se kur do ti procedohet Kryesisë së Kuvendit raporti dhe marrëveshja për demarkacionin

Sot komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, kanë ripërsëritur se ish-komisioni nuk ka bërë demarkacion as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare.

Përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportuan para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë theksuar se kanë hartuar një raport preliminar dhe jo përfundimtar, pasi që sipas tyre nuk kanë pasur shumë kohë.

Sipas tyre, nëse do të keni më shumë kohë do të gjenim edhe më shumë gabime të bëra nga komisioni i vjetër, si dhe do të sjellin edhe fakte. Anëtarët e Komisionit, kanë theksuar se të duhej të kishte më shumë kohë për raportin, por Qeveria iu kishte dhënë afat atyrem që ta përfundojnë raportin para vitit të ri.

Ata thonë se janë të përgatitur për çdo gjë, qoftë edhe rinegocim, qoftë për arbitrazhndërkombëtar.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi theksoi se nga dokumentacioni që iu është ofruara, kanë ardhur në përfundim se ish-komisioni ka tejkaluar kompetencat duke i lejuar vetës t’i futet procesit të delimitimit pa një marrëveshje paraprake.