E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË NĒ DUART E VET SHQIPTARËVE!

03.05.2019 22:11:33

Nga: Ahmet Asani

Kur gjithe popujt u bene me shtete ne mbetem te fundit pa shtet! Historia na la prapa, ajo ecte para e ne kurrsesi ta zinim, por vetem i vraponim si Mrathonomak asaj prapa! Tre burra jane ata qe provuan dhe ia dolen ti dalin historisë perpara, tre burra qe i dolen perpara e thanë historisë , prit pakë se radhen e kemi ne shqiptaret te bejme shtet:
• I pari padyshim se eshte Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i pari shqiptar me Vizionin e formimit të shtetit te shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte i pari qe me lufterat e fitoret qe beri, arriti te ngulis thellë ne genin e shqiptarit idene e bashkimit e te luftes per shtet! Mjerisht, perkunder lufterave e fitoreve te lavdishne, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, Shqiperia nuk arriti ti beje ball sulmeve te hordhive te lindjes Osmane! • Pas Gjergj Kastriotit, i dyti eshte Ismail Qemal, ai i cili shpalli Pavaresine e Shqiperise! Mjerisht shteti te cilin e shpalli Ismail Qemali dhe e sunduan mbreti Zog e diktarori Hoxha, kurre nuk funksionoi si duhet! Shqiperia e cunguar Londineze, kurre nuk u be shtet as per vete e as per shqiptaret qe mbeten jasht kufijeve te Shqiperisë!
• Figura e tretë që arriti ti dal historise perpara, eshte Ibrahim Rugova! Vizioni i Ibrahim Rugoves per ta bere Kosoven shtet nuk u mbeshtet ne ideologjinë komunisto moniste por ne ideilogjine demokratike pluraliste, Rugova nuk u reshtua nga lindja e Rusia, por nga perendimi e Amerika, gje qe u tregua e drejtë dhe e suksesshme! Periudha 1989 -1999 eshte dekada e vetme ne historine gjitheshqiptare, kur per here te pare shqiptaret arriten ta bashkojnë mendjen shpirtin e forcën dhe te dalin fitues karshi nje armiku siç ishte Serbia!
Kosova te cilen e la Ibrahim Rugova pas vete ishte shtet me gjitha mundesite per tu zhvilluar e bere shtet i fuqishem ekonomik. Mirepo, mjerisht pas vdekjes se Ibrahim Rugoves, Kosova mbet ne duar te atyre qe nuk paten as dije as pervoje e as orientim demokratik e properendimor. Politikanet qe la Ibrahim Rugova pas vete, si ata qe quajne veten te majte ashtu edhe ata te djathte, ne vend se te merren me Kosoven, ata teper shume u morren me vetveten dhe me Serbinë! Keshtu per 20 vite duke rahatuar veten, farefisin dhe Serbine, politika e solli Kosoven deri ne ate pike sa qe rinia ta leshoj vendin. Kosova nuk ka me kohe te humb, e as te kohe per t’bere eksperimente! Zgjidhje ka dhe per here te pare ne histori zgjidhja eshte ne doren e vet shqiptareve!