E dhimbshme: Nga varrimi në Selanicë, tetë arkivol përcillen më lot e ulërima

11.08.2018 15:30:31
Ka nisur cermeonia mortore për 8 viktimat të cilët mbetën të vdekur ditën djeshme nga zbrazja e kallashnikovit të 24-vjeçarit, shtetasit Ridvan Zykaj.

Mes të qarave dhe ulërimave të afërm, familjarë dhe banorë të zonës janë të pranishëm në përcjelljen e 8 trupave të pajetë për në banesën e fundit.

Varrimi i viktimave po bëhet tek tokat e familjes Zykaj, sipas amanetit të Demir Zykaj, më i moshuari i 8 viktimave të tragjedisë së fshatit Resulaj në Selenicë të Vlorës.