….” E keni karten e klientit, jo dhe piket i hodhi ne emer te emrit aq te njohur per te dy…”!!!

02.07.2020 22:36:50

Nga: Pirro Minella

..U takuam pas kaq kohesh te dy ish studente, por tani ne drejtime krejt te ndryshme. Kishte shume vjet ketu ne Tirane, por nuk ishim takuar. Rastesisht na bashkoi te dyve “Big -Marketi” i lagjes. Ne moshen e pensionit kishim perseri mundesi te rrinim bashke, E kisha gjiton as dy pallate me larg. Psonisem te dy, une i pari mbarova pune ne kase. Kur mbaroi shoku im punonjesja e kases i beri pyetjen e rendomte: -E ke karten e klientit Kjo sherben per ti hedhur piket, qe fitohen per cdo rast blerjeje. Shoku im shpejt i kthehu pergjigje: -Jo, por hidhi piket e mia tek filanka… Une ktheva koken vrinkthi. Ai emer ishte teper i njohur per mua. Shoku me buzeqeshi dhe dolem jashte. E kuptoi habine time dhe me ftoi te uleshim ne lokalet e panumerta te lagjes. Ne shoqerine e nje birre te ftohte shoku im filloi ate rrefim nga momenti qe une nuk dija me…. Keshtu ti e di qe ne u martuam te dy. Ishte dashuri e pare dashuri studentore e vrullshme e cilter e paster. Dashuria e jone ishte gjithshka qe ne kishim diku strukur ne qoshen e fillimit te enderrimit aq te pafajshem si studente qe ishim,qe e arritem dhe e prekem ate cast, te pakthyeshem e te pafundem, u beme rober te enderrimeve tona te pafajshme si rinj qe ishim. Kjo ishte dashuria jone! Por kuptuam qe nuk po benim jeten secili ashtu si e kishim menduar. Dhe nje dite te dy vendosem te bejme jeten tone qe ajo eshte vetmja e jona e askujt tjeter. Pa falje apo justifikime. Tek askush nuk u mbeshtetem, apo te fajesonim njeri tjetrin. Jeta eshte dhurate e secilit prej nesh. Jeta eshte ne fund te fundit nje udhetim ku vetem une jam pergjegjes per cilesine e ketij udhetimi te gjate, plot me zigzake dhe te papriitura. Kjo ishte dita kur filloi me të vërtete jeta e secilit prej ne te dyve.Jeta duhet pare si nje udhe e gjalle takimesh ku qe te gjitha na sjellin nje pesim ose mesim edhe pse pas shume e shume vitesh disa nga ne jane akoma ne kerkim te pershtatmerise… Pikerisht ate dite vendosem ti jepnim fund marteses tone, duke e quajtur te nxituar.Edhe ajo eshte ne Tirane e martuar me femije si edhe une i martuar me femije. ..Por perseri i kemi ruajtur ato lidhje qe nuk i demtojne martesat tona. Takohemi shpesh si miq. E degjove emrin e saj, cdo fund muaji ajo vjen ketu per te terhequr dhuraten e perfituar nga piket qe i jap une me ane te kartes se klientit. …Vertete pas pese minutash erdhi shoqja e jone e dikurshme, u takuam me mall dhe atehere filluam te tregojme qyfyret e jetes tone te bukur studentore.,……