E nderon një francez, Frankfurti thellon krizën e Werderit

04.11.2017 00:17:23

Werder Bremen nuk shikon dritë në fund të tunelit. As largimi i trajnerit Nouri nuk ka dha efekt te bardhejeshilët të cilët u mposhtën edhe në sfidën që hapi javën e 11-të të Bundesligës, nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 2-1.

Për t’i dhënë fitoren e 5-të në këtë sezon dhe për ta ngjitur përkohësisht në vendin e 5-t skuadrën e kroatit Niko Kovac mendoi francezi Haller që 1 minutë përpara fundit të kohës së rregullt realizoi golin e fitores 2-1 për Frankfurtin. Fillimisht vendasit kishin kaluar në avantazh me kroatin Rebic por në të 25-tën Moisander barazoi përkohësisht shifrat.