E pabesueshme: Snajperisti vret tre terroristë me një plumb!

23.01.2017 17:13:48

Një snajperist britanik në Irak ka vrarë tre terroristë të ISIS-it me vetëm një plumb, çfarë është përshkruar si diçka që ka ndodhur rrallë, për të mos thënë kurrë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ushtarak të SAS (Forcave Ushtarake të Ajrit), i cili qëlloi me një plumb dhe vrau dy burra menjëherë, para se të përplasej me të tretin gjatë një misioni në nëntor, në një fshat të largët verior të Irakut.

Snajperisti qëlloi me plumbin “338 Lapua Magnum” nga një pushkë snajper L115 nga një gamë e 1,800 metrash, derisa terroristët e ISIS-it po përgatiteshin të hapnin zjarr mbi një turmë të grave dhe fëmijëve.

Thuhet se skuadra SAS ishte në ndjekje të terroristëve kur dhjetëra gra dhe fëmijë u përpoqën të largoheshin nga ekstremistët.

Kur terroristët urdhëruan civilët për të ndaluar dhe ua drejtuan mitralozin në drejtim të tyre – nga një dritare e katit të dytë të një ndërtese – ekipi SAS vendosi se nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të hapnin zjarr dhe të shpëtonin grupin e civilëve.

Snajperi, një pushkë e cila ishte e pajisur me një shtypës për të reduktuar zhurmën, realizoi të shtënën e tij jetësore.

Plumbi i parë goditi njeriun që mbante mitraloz në kokën, pastaj goditi një terrorist të dytë në gjoks. Ai kaloi nëpër trupin e tij, u përplas me një mur dhe goditi një të tretë – i cili ishte në të njëjtën dhomë – në qafë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, krahas snajperistit ishte një vrojtues i SAS, i cili ishte duke shikuar objektivin me dylbi. Ai ngjarjen e kishte përshkruar si diçka që ndodhi brenda të qindtave të sekondës.

Viktima e tretë kishte vdekur rreth 30 sekonda pasi ishte qëlluar, ndërsa dy të parët thuhet se vdiqën në vend, shkruajnë mediat e huaja.