Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një shtetas shqiptar është gjendur i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Prato paraditen e sotme. Sipas mediave fqinje, shqiptari i ka dhënë fund jetës.
Policia italiane njoftoi se shqiptari ishte i moshës 52-vjeçari dhe ende nuk dihen shkaqet që e shtynë atë të ndërmerrte një veprim të tillë.
Rreth orës 10 të mëngjesit në polici mbërriti një telefonatë për ngjarjen por kur autoritetet mbërritën në vend, shqiptari kishte ndërruar jetë. Shqiptari është gjetur i vetëvarur në një pemë sipas policisë italiane.
Efektivët shprehen se pranë trupit të tij nuk u gjet asnjë shënim që shpjegonte gjestin e tij. Policia thotë se po e heton rastin si një vetëvrasje.
Autoritetet fqinje po hetojnë rastin, edhe pse nga raportimet paraprake thuhet se shqiptari vuante nga depresioni.








































