E rëndë në Kavajë/ Gruaja gjendet e djegur në makinë, i shoqi gjendet i vetëvarur në pemë

10.04.2021 13:06:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Manskuri të Kavajës. Rreth orës 11:45 të kësaj të shtune është gjetur një makinë e djegur, brenda së cilës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.