E rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet gjilanasi

19.12.2018 10:32:46

Një ditë më parë në Gjilan është arrestuar një person.

I njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij, njofton raporti policor.

Si pasojë e sulmit fizik viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.