E shtuna e futbollit në SuperSport

18.02.2017 10:18:08

Rikthehet e shtuna dhe bashkë me të dhe skuadrat elitare të kontinentit në kampionatet respektivë. Në Angli do të jetë një fundjavë dedikuar Kupës së Mbretëreshës, me FA Cup që do të luajë raundin e 1/8, ku kampionët në fuqi të Premier të Leicester do të kenë një përballje me ekipin e kategorisë së 3-të Millëall. Në letër duket një ndeshje e lehtë për të besuarit e Ranierit, por Leicester bën mirë të mos nënvlerësojë askënd pasi jo pak skuadra të mëdha e kanë pësuar në raundet e mëparshme. Chelsea gjithashtu do të luajë me një skuadër të një kategorie më poshtë si Wolverhampton, që pavarësisht se luan për të qëndruar në Championship në kupë do të përpiqet të bëjë maksimumin përballë bluve të Contes, që deri tani nuk kanë hasur kurrfarë vështirësie për të siguruar kualifikimin në raundet e mëparshme. Sfidë e ngjashme dhe për City që do të luajë në transfertë me Huddersfield.  Në Spanjë e shtuna do të jetë dita e skuadrave të Madridit, me Atletikon që në garë për një vend në Champions udhëton në një transfertë të vështirë si ajo me Gijonin, ndërsa Reali i Madridit do të luajë me katalanasit e Espanyolit në orën 16:15. Bardehblutë nga Barcelona janë mundur sistematikisht në 9 takimet e fundit me los blancos, dhe nuk pritet të bëjnë ndonjë surprizë të mundshme në “Bernabeu” pavarësisht se nuk do të jetë Bale ndërsa rrezikon dhe Ramos e Danilo. Në mbrëmje ndërkohë Sevilla do të presë në shtëpi Eibarin skuadrën surprizë të këtij sezoni, që në fazën e parë arriti të ndalë në një barazim pa gola formacionin e Sampaios.  Në Gjermani, Bajerni i Mynihut pas rezultatit befasues në mesjavën europiane luan në Berlin ndaj Herthës me sigurinë që pavarësisht rezultatit do të vazhdojë të jetë në krye i shkëputur nga ndjekësit. Borusia e Dortmundit në garë për Championsin kërkon të hedhë pas krahëve humbjen me Darmstadtin javën e kaluar përballë një formacioni të madh si ëolfsburg, por që aktualisht është i impenjuar në garën për mbijetesën, ndërsa në orën 18:30 Mëgim Mavraj pritet të zbresë në fushë për Hamburgun në takimin që veriorët do të luajnë me Freiburg në shtëpi. Për Hamburgun rëndësi kanë vetëm 3 pikët ndërsa Freiburg aktualisht renditet në pozita të qeta. Në Serinë A, vëmendja do të jetë për sfidën e mbrëmjes mes Empolit dhe Lazios, me dy ekipet që janë në garë për objektiva diametralisht të kundërt, vendasit për të qëndruar në kategori e Lazios për Europën, ndërsa në orën 18:00 Atalanta ku luan Berisha do të presë në shtëpi Crotonen. /supersport.al/