E thotë edhe Mourinho, Januzaj po largohet

31.07.2016 17:09:48

Edhe Jose Mourinho ka konfirmuar se Adnan Januzaj dhe Bastian Schweinsteinger nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Portugezi këtë deklaratë e ka bërë pas fitores 5:2 të Manchester United ndaj Galatasarayt.

“Nëse ata nuk janë në planet e mija, unë nuk do t’ua jap asnjë minutë të vetme, nuk do t’i mbaj në skuadër”, ka deklaruar Mourinho.

“Kemi skuadër shumë kompetitive. Për të qenë në skuadër, duhet kuptuar se skuadra është shumë më e rëndësishme se individi”, ka shtuar portugezi.