Një burrë nga Guatemala vdiq pasi rrëmbyesit e torturuan mbi 10 orë dhe në fund e hodhën në zjarr, pasi këta të fundit menduan se i njëjti po u bënte magji varrit të anëtarit të familjes së tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dominico Choc, 55 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në qytetin El Peten të San Luis, kur një grup i sulmuesve e rrëmbyen atë.
Choc, një mjek popullor i Mayave dhe ekspert i mjekësisë në lagjen Chimay, u torturua për më shumë se 10 orë.

“Ata e rrahën tërë natën”, tha Yulma Rojas prokurorja e rastit.
“Në mëngjes e spërkatën me benzinë dhe e vunë në zjarr”, u shpreh Rojas.









































