E vërteta i kushton shtrenjtë Sergio Ramos, UEFA nuk e fal

01.03.2019 13:39:06

E verdha e qëllimshme në sfidën kundër Ajax i ka kushtuar shtrenjtë Sergio Ramos. UEFA ka dënuar atë veprim të kapitenit të Real Madrid duke e pezulluar me dy ndeshje. Në këtë mënyrë Ramos humbet jo vetëm ndeshje e kthimit kundër holandezëve më 5 mars por edhe sfidën e parë në çerekfinale, gjithnjë nëse kualifikohen.

Ramos

“Disa herë në futboll duhet të marrësh vendime të rënda, është e kotë ta mohoj, gjithsesi më vjen keq që do të lë vetëm shokët në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Ramos pas ndeshjes kundër Ajax. Ky rrëfim i spanjollit nuk është pritur mirë nga UEFA e cila e pasi hapi një hetim vendosi ta pezullojë me dy ndeshje.