E zyrtarizon qeveria: Skender Hyseni zgjidhet Koordinator Shtetëror për Dialogun

21.07.2020 15:32:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka zgjedhur anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, si koordinator Shtetëror për Dialogun.

Zgjedhja e Hysenit është zyrtarizuar sot nga qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media.

Aty thuhet se përzgjedhja e Hysenit në këtë pozitë vjen bazuar në platformën për dialogun, si dhe funksionet e tij do të jenë në qëllim të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar për dialogun.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftim.