EDHE 7 DEPUTETË KANË MBETUR PA U REGJISTRUAR

31.07.2017 13:07:04

Po vazhdon edhe sot regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Gjashtë që nuk janë regjistruar gjatë javës së kaluar.

Gjatë ditës së sotme i vetmi që është regjistruar deri në këtë kohë është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, shkruan arbresh.info.

Kështu numri i të regjistruarve ka arritur në 113 pasi gjatë javës së kaluar ishin regjistruar 112 deputetë.

Në mesin e atyre që nuk janë regjistruar ende janë edhe i nominuari për kryeministërn nga Levizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Të enjten, më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.