Edhe Menduh Thaçi i thotë JO Edi Ramës

14.12.2016 20:25:48

Deputeti shqiptar i PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçi ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama që mori rolin e ndërmjetësit për të bashkuar politikanët shqiptarë në Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme, edhe kreu i BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti nuk pranoi të takohej me Edi Ramën.

Pas përçarjes së shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Rama mori përsipër të takojë liderët shqiptarë të partive politike për t’i bashkuar dhe kishte organizuar një takim sonte në Tiranë.

Por, dy prej politikanëve kryesorë shqiptarë refuzuan ftesën e Kryeministrit Edi Rama.