Edhe një padi penale kundër ministres Frosina Tashevska-Remenski, kësaj radhe nga Zhivko Mitrevski

22.11.2016 17:18:46

Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, ka ngritur padi penale ndaj ministres për punë dhe politika sociale, Frosina Tashevska-Remenski, për keqpëërdorim të dytyrës zyrtare dhe kompetencave.

Sipas tij, në bazë të një dokumenti ti falsifikuar, është sjellur një vendim për ndërrimin e tij nga funksioni i kryetarit të Lidhjes.

Ai akuzon se gisht në këtë mashtrim ka kreu i ministrisë dhe se bëhet fjalë për një komplot, tentim për puç dhe precedent të paparë në historinë e organizimit sindikal në Maqedoni. Edhe persona tjerë janë përfshirë në padinë penale.