Edhe Thaçi është pjesë e bisedimeve në Bruksel

22.01.2017 19:33:46

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka deklaruar se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa.

“Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Abrashi për mediat e vendit.

Të martën në mbrëmje, më 24 janar, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.